23 Prill 2024

Drejtori Rafuna takon homologun estonez

Talin, 25 maj - Drejtori i përgjithshëm Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna është duke qëndruar për vizitë punë në Talin të Estonisë. Aty ka pasur një takim  me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Taksa dhe Doganë të Estonisë Marek Helm.

Sot gjatë takimi zyrtar të mbajtur në mes te dy drejtorve, u diskutuan çështje e ndryshme doganore siç janë bashkëpunimi i dy administrateve si dhe procesi i bashkimit të dy administrateve, asaj tatimore dhe doganore, gjë që Estonia e ka kaluar kohë më parë.

Gtjithashtu temë tjetër e diskutimit ishte edhe bashkepunimi në fushën e antarsimit në organizatat ndërkombtare, respektivisht ndihma e Estonisë në këtë çështje.

Takimi u karakterizua me frymën miqësore dhe dy drejtorët u zotuan për thellimin e bahkëpunimin në mes të dy administrateve në të ardhmën.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)