25 Prill 2024

Hungarezët shprehen interes për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 6 maj - Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisioni për Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri,  i udhëhequr  nga Muhamet Mustafa, kryetar dhe Sala Berisha-Shala, Fatmir Rexhepi dhe Besim Beqaj, anëtarë të këtij Komisioni, po qëndrojnë në vizitë zyrtare, si mysafirë të Parlamentit të Hungarisë, në Budapest.

Ata po realizojnë një program të pasur të bisedimeve për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe të investimeve me këtë vend mik.

Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi në fushën e ekonomisë ka ngecur prapa marrëdhënieve miqësore e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe marrëdhënieve bilaterale.

Në takimet që pati delegacioni i Kuvendit të Kosovës me udhëheqës të komisioneve dhe grupeve përkatëse parlamentare, me Sekretarin Shtetëror të Tregtisë së Jashtme, znj. Dr. Petra Pan, në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, asociacione të biznesit, u këmbyen informata lidhur me zhvillimet në ekonominë e të dyja vendeve dhe mundësitë e nxitjes së eksporteve në të dy anët, veçanërisht nxitjes së investimeve.

Partnerët hungarezë shprehen interes mbi mundësitë që krijojnë edhe Ligji për Investimet Strategjike, veçanërisht në fushën e bujqësisë, industrisë ushqimore, sistemeve të ujitjes dhe menaxhimit të mbeturinave.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)