19 Prill 2024

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është favor i madh për Kosovën

Prishtinë, 3 maj - Në vazhdën e përgatitjes për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), u mbajt  punëtoria e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe me mbështetjen e UNDP-së, me temë: “Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, - mundësitë e mbështetjes institucionale për Bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport”.

Në fjalën hyrëse, zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati, tha se ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, me kënaqësinë më të madhe dhe njëherësh edhe me obligimin më të madh, jemi të përkushtuar për të bashkëpunuar me biznese dhe për t’i përkrahur në vijat e tyre afariste.

Ai më tej theksoi se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është favor i madh për Kosovën, që njëherësh shënon marrëveshjen e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).

Zv.ministri Kastrati, në mes tjerash potencoi: Është me rëndësi të theksohet se përveç përfitimeve që ne do t’i kemi si palë nënshkruese e MSA-së, ne kemi edhe obligime të rëndësishme të cilat duhet t’i përmbushim duke u sjellë si një shtet i vendosur për t’i dërguar përpara reformat e gjithanshme strukturore, reforma këto që do të na mundësojnë që ekonomia jonë të futet në binarët e zhvillimit kualitativ dhe të ndërveprojë suksesshëm me tregjet e zhvilluara të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, u shpreh Kastrati.

Po ashtu, zv.ministri Kastrati prezantoi mundësitë e liberalizimit të tregut ndërmjet Kosovës dhe BE-së, që do ta rrisë konkurrencën e kompanive dhe të ekonomisë sonë në përgjithësi, ku ndërmarrjet tona do të ofrojnë produkte dhe shërbime më cilësore dhe me çmime më konkurruese në tregjet e BE-së dhe që do ta përforcojnë pozitën e tyre në tregun vendor, konkretisht edhe në Sektorin e përpunimit të drurit.

Ai, përveç kësaj,  përmendi se një pjesë e ndihmës financiare të BE-së do të orientohet edhe në formë të granteve që do t’u shpërndahen sektorëve industrialë, përfshi Sektorin e përpunimit të drurit, për të rritur produktivitetin dhe për të përmirësuar cilësinë.

Në fund, zv.ministri Kastrati konfirmoi para të pranishmëve përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me vendosmëri me reformat e gjithëmbarshme, ku rezultati i të cilave do ta çojë ekonominë e vendit në rrugën e prosperitetit dhe të mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit.

Ndërsa, Marijan Kavran, eksperti i UNDP-së, prezantoi para pjesëmarrësve kërkesat dhe standarde, që kërkohen në tregun e BE-së në fushën e përpunimit të drurit dhe të produkteve të tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)