25 Prill 2024

Diskutohet rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në OBT

Prishtinë, 3 maj - Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon Panelin Diskutues lidhur anëtarësimin e Kosovës në OBT - një vlerësim i përfitimeve dhe kostove potenciale.

Paneli Diskutues ka për qëllim të diskutoj rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, me fokus të veçant në përfitimet dhe kostot potenciale.

Në fillim të diskutimit, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një Analizë Politikash me titullin “Anëtarësimi i Kosovës në OBT: Një vlerësim i përfitimeve dhe kostove potenciale”.

Analiza reflekton dhe diskuton efektet e mundshme të anëtarësimit së Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë,  duke trajtuar detajisht përfitimet potenciale që kjo Organizatë mund të ketë për Kosovën.

Për më tepër, analiza reflekton mbi kostot potenciale të anëtarësimit së Kosovës në OBT dhe sfidat e mundshme gjatë këtij procesi.

Analiza ofron gjithashtu edhe një sërë rekomandimesh politikash që do mundësonin një përfitim më të madh për tregun kosovar nga anëtarësimi në OBT.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)