26 Prill 2024

Kosova importon 235 milionë euro, eksporton vetëm 25 milionë euro

Prishtinë, më 29 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Tregtisë së Jashtme, lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2016.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për prej 209,9 milionë Eurosh, ose 22.2% në muajin mars 2016, krahasuar me me  periudhën e njëjtët të vitit 2015, ku deficiti tregtar ishte 171,8 milionë Euro. Eksporti mbulon importin me 10.9%.

Eksporti i mallrave në muajin mars 2016 ka vlerën 25,5 milionë Euro, ndërsa importi 235,5 milionë Euro, ku është një rënie prej (-2.9%) për eksport dhe një rritje prej 18.8% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 41.3% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.8% e përbëjnë produktet minerale; 9.2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 3.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 3.7% e përbëjnë produktet bimore; 3.0% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 2.9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 12.7% të importit e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.7% e përbëjnë produktet minerale; 9.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 8.5% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.0% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së janë 5.5 milionë Euro, ose rreth 21.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-27.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Holanda (4.3%), Bullgaria (3.3%), Gjermani (2.2%) dhe Belgjika (2.0%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 98.8 milionë Euro, ose 42.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 20.4%. Importet me pjesëmarrjen më të lartë ishin nga: Gjermania (12.5%), Italia (7.0%) dhe Greqia (3.7%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin mars 2016, arritën në 10.4 milionë Euro, ose 40.9% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 6.7%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (13.1%), Maqedonia (11.0%), Serbia (9.9%) dhe Mali i zi (3.6%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin mars 2016, arritën në 63.9 milionë Euro, ose (27.2%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.3%. Ndërsa, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.9%), Maqedonia (5.4%), B&H (3.8%) dhe Shqipëria (3.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 9.5 milionë Euro, ose 37.5%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (9.0%), Zvicra (4.8%) dhe Turqia (4.2%).

Ndërsa, importet e Kosoves me vendet e tjera arritën në 72.6 milionë Euro, ose 30.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (11.9%) dhe Kina (8.9%).

 ”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)