23 Prill 2024

Bajrami e Minxhozit bisedojnë për mënjanimin e pengesave tregtare

Prishtinë, 10 shkurt - Ministrja Hykmete Bajrami priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në takim u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë duke u ndalur konkretisht në ecurinë e punës së përbashkët të të dy qeverive në mënjanimin e pengesave tregtare të adresuara nga bizneset.

Ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me ritëm të lartë rreth kësaj teme dhe në bashkëpunim me institucionet qeveritare të Republikës së Shqipërisë deri tani kanë arritur t’u japin zgjidhje një varg pengesash të cilat janë konsideruar nga bizneset si frenuese të bashkëpunimit tregtar, sikurse: çështja e eksportit të qumështit, vezëve, produkteve farmaceutike, etj., si dhe çështjeve tjera të cilat janë në proces të zgjidhjes sa më të shpejtë.

Ministrja Bajrami nënvizoi nevojën që të dy qeveritë të mos lënë asnjë barrierë tregtare të pa zgjidhur dhe që horizonti i bashkëpunimit ekonomik bilateral të zgjerohet në fusha të ndryshme ku ka potencial.    

Ambasadori Minxhozi e falënderoi Qeverinë e Kosovës për angazhimet e deritashme dhe shprehu gatishmërinë e shtetit shqiptar për të vazhduar me ngulm rrugën e nisur nga të dy qeveritë për zgjidhjen e çdo pengese e cila vështirëson raportet ekonomike në mes të dy vendeve.

Ambasadori Minxhozi u pajtua poashtu se përveç mënjanimit të pengesave administrative dhe tregtare, ka mjaft mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit edhe në sektorë të ndryshëm ekonomik, si në turizëm, bujqësi, etj.   

Bashkëbiseduesit u pajtuan që thellimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet të jetë pjesë e rëndësishme e agjendave të të dyja vendeve.   



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)