19 Prill 2024

Rusia do të kufizojë importet e frutave dhe të perimeve nga Turqia

Moskë, 1 dhjetor - Rusia do të kufizojë importet e frutave dhe të perimeve nga Turqia, si pjesë e një pakete sanksionesh të reja pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak rus nga Turqia javën e kaluar.

Sanksionet e fundit përfshijnë kufizime lidhur me nënshkrimin nga firmat turke të ndërtimit të kontratave të reja në Rusi, si edhe në transportin rrugor.

Këto masa pasojnë ato të shpallura me dekret nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën, të tilla si anulimi i udhëtimit pa viza të shtetasve turq në Rusi dhe i zgjatjes së kontratave të punës të shtetasve turq që punojnë në Rusi, duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se vendi i tij nuk do t\'i kërkojë falje Rusisë për rrëzimin e aeroplanit dhe shprehu shpresën se Rusia do t\'i rishikojë sanksionet. Davuloglu shtoi gjithashtu se Ankaraja është e hapur për bisedime me Moskën për të gjetur mënyrat për shmangien e incidenteve të tilla në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)