24 Prill 2024

Hapet panairi "Blej Shqip" në Prishtinë

Prishtinë, 27 nëntor - Sot, nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Tregtisë së Republikës së Shqipërisë, në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, u hap panairi "Blej Shqip".​

Panairin zyrtarisht e hapën Dejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi tha se kjo është hera e dytë që panairi \"Blej Shqip\" po organizohet në Prishtinë dhe kjo po i promovon prodhimet e të gjitha trevave shqiptare.

Ndërsa Drejtori Genc Bashota tha se janë mbi 80 prodhues që po i prezantojnë prodhimet e veta në këtë panair, gjë që simbolikisht po i jep shtytje ekonomisë së gjithë kombit.

Panairi \"Blej Shqip\" do të jetë i hapur deri të dielën, më 29 nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)