20 Prill 2024

Pfandler angazhohet për lidhjet ekonomike Kosovë - Austri

Prishtinë, 19 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti sot në takim njohës ambasadorin e ri austriak, z. Gernot Pfandler.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Pfandler rreth angazhimeve të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për realizimin e agjendës ekonomike.

Ajo i shpjegoi bashkëbiseduesit reformat që Qeveria e vendit po ndërmerr me qëllim të përmirësimit të kushteve të të bërit biznes dhe krijimit të lehtësirave për investime.

Në këtë mes, ajo përmendi edhe Ligjin për Investime Strategjike, i cili do të eliminojë barrierat byrokratike dhe pengesat tjera me të cilat janë ballafaquar investitorët në të shkuarën, tha ministrja, duke shtuar se ky ligj do të ofrojë lehtësira të shumta për investitorët strategjik.     

Ambasadori Pfandler e përgëzoi ministren Bajrami për punën e deritanishme të Qeverisë, duke e inkurajuar që procesi i reformave të vazhdohet më tej.

Ai u zotua se do të angazhohet në përforcimin e lidhjeve ekonomike në mes të Austrisë dhe Kosovës, dhe tha se ambasada austriake do të punojë që të rritet përfshirja e kompanive austriake në aktivitete të mëdha investuese në Kosovë.  

Ambasadori austriak u interesua rreth sektorëve të veçantë ekonomik ku kompanitë austriake mund të investonin kapitalin e tyre, për çka mori përgjigje konkrete nga Ministrja Bajrami, e cila u zotua se MTI do të jetë përherë derë e hapur dhe do të mirëpresë çdo investitorë të interesuar për tregun e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)