26 Prill 2024

Çmimi i naftës në treg ngritët për 2.3 për qind

Moskë, 6 tetor - Është ngritur çmimi i naftës në treg, pas deklaratës së ministrit rus të energjetikës, se Rusia mund të marrë pjesë në mbledhjen e OPEC-ut, për të diskutuara rreth çmimit shumë të ulët të naftës.

Ministri rus i energjetikës Alexander Novak ka thënë se forum ndërkombëtar i investimeve Sochi 2015 dhe Organizata e Vendeve për Eksportin e Naftës (OPEC) mund të organizojnë një takim në nivel teknik.

“Rusia është e gatshme të diskutojë për situatën e naftës dhe gazit,” ka thënë ai.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e Rusisë, në një takim të tillë. Si fuqia e tretë në botë për prodhimin e naftës, Rusia asnjë herë nuk ka marr pjesë në mbledhjet për caktimin e çmimit.

Por tashmë çmimi i ulët i naftës është duke ndikuar keq në ekonominë ruse dhe të hyrat e qeverisë.

Deklarata e ministrit Novak, ka ndikuar që çmimi i naftës të ngritët për 2.3%. Aktualisht një barel i naftës shkon në 49.25 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)