25 Prill 2024

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e zonave ekonomike

Prishtinë, 5 tetor - Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë  u nënshkrua Marrëveshja për të mbështetur financiarisht komunën e Suharekës  për ndërtimin e infrastrukturës së Zonës Agro-industriale, në mes të ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe  kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.

Ministrja Bajrami, me këtë rast, ritheksoi prioritetet dhe objektivat strategjike të Ministrisë të cilën e drejton, për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat, duke përmirësuar klimën e biznesit.

Në këtë kuadër ajo bëri të ditur se do të ketë përkrahje të vazhdueshme për komunat me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës që do të  inkurajoj më shumë investime të huaja në Kosovë, me ç’rast Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjatë këtij viti ka nënshkruar marrëveshje me tri komuna për bashkëfinancim të projekteve për zhvillim ekonomik dhe planifikohet që mbështetje të tilla të bëhen edhe në vitet në vijim.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj, theksoi se kjo marrëveshje do të mundësojë infrastrukturë bazike të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit privat në komunën e Suharekës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është pajtuar për bashkëfinancim të projektit në fjalë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes infrastrukturore për ushtrimin e veprimtarive biznesore, e cila  do të financoj këtë projekt me 110,000.00 euro për rregullim të një pjesë të infrastrukturës së Zonës Ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)