29 Mars 2024

Zbulohen rezervat gjigante të gazit natyror në Mesdhe

Kajro, 4 shtator - Rezervat e gazit natyror janë zbuluar në ujërat territoriale të Egjiptit.

Në ujërat territoriale të Egjiptit doli në pah edhe rezerva më e madhe e gazit natyror në Detin Mesdhe.

Pellgu i zbuluar nga ana e një kompanie italiane energjetike shtrihet në një sipërfaqe 100km katror dhe llogaritet të ketë 850 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror.

Rezervat e zbuluara në zonën Suruk ndodhen 190km larg nga brigjet egjiptiane në një thellësi 1 mijë e 450 metra.

Pritet që gazi i zbuluar të përdoret fillimisht për përmbushjen e kërkesave të brendshme të tregut të Egjiptit dhe të zvogëloj në masë të madhe vartësinë e vendit për energji nga jashtë.

Marsin e kaluar kompania angleze BP kishte deklaruar se do të investoj 12 miliardë dollarë për sondazhe të gazit natyror në Egjipt.

Edhe në ujërat territoriale të Izraelit në Detin Mesdhe në vitin 2010 ishin zbuluar rezervat e gazit natyror. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)