18 Prill 2024

OPEC – shqetësim për rënien e vazhdueshme të çmimit të naftës

Vjenë, 1 shtator - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (Organization of the Petroleum Exporting Countries-OPEC) me seli në Vjenë, ka shprehur shqetësimin e saj me rënien e vazhdueshme të çmimit të naftës në tregjet botërore.

Sipas një analize që ka edituar buletini i OPEC-ut, presioni i vazhdueshëm mbi çmimet, stoqet e mëdha të prodhimit bruto (naftë e papërpunuar), së bashku me spekulimet në tregjet botërore, mbeten shqetësim për OPEC-un dhe për krejt industrinë botërore të naftës.

OPEC-u ka refuzuar t’i ulë çmimet për prodhimet e veta pa pjesëmarrjen e prodhuesve informalë si Rusia dhe Venezuela.

Por, megjithatë, OPEC-u ka shprehur gatishmërinë për dialog të hapur me të gjitha vendet që shkaktojnë informalitet në tregun botëror të naftës.

“OPEC-u, si gjithmonë, do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë e saj, për të krijuar mjedis që mundëson një treg të ekuilibruar të naftës me çmime të arsyeshme”, thuhet në analizën e OPEC-ut.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij venezuelas, Nicolas Maduro, do të diskutojnë hapat e mundshme të përbashkëta për të stabilizuar çmimet e naftës globale gjatë një vizite në Kinë këtë javë, ka thënë një zëdhënës i Kremlinit.

Putin dhe Maduro do të marrin pjesë në një paradë ushtarake në Pekin që shënon 70-vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore në Azi.

Zyrtari i Kremlinit, Yury Ushakov, tha se gjatë takimit Putin-Mudro do të diskutohet edhe për bashkëpunimin e Rusisë dhe Venezuelës me OPEC-un.

Ndryshe, çmimi i ulët i naftës ka përgjysmuar eksportin e Rusisë duke shkaktuar recesion në ekonominë e këtij vendi. Gazeta “Wall Street Journal” raportoi javën e kaluar se Venezuela ka kontaktuar me anëtarët e tjerë të OPEC-ut, duke shtyrë për një takim urgjent me Rusinë për të dalë me një plan që do të vë rregull në tregun global të naftës.

Ndryshe, Rusia, një nga prodhuesit kryesorë të naftës në botë, nuk është anëtare e OPEC-ut. Deri më tani Moska është përpjekur që të futet në tregun botëror duke caktuar vet çmimin e naftës.

laboil

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)