25 Prill 2024

Rusia vendos kufizime të reja për produktet e importit

Moskë, 28 gusht - Rusia ka vendosur kufizime të reja për produktet e importit. Moska, e cila ka ndaluar më parë importin e disa produkteve ushqimore, në listë ka përfshirë gjithashtu agjentët larës dhe detergjentet.

Kështu Rusia u ka mbyllur portat disa produkteve higjieniko-sanitare, të cilat i importonte nga një numër i madh vendesh, përfshi ato të Bashkimit Evropian.

Kremlini ka përfshirë në listën e zezë disa kompani perëndimore, ku bien në sy edhe marka higjieniko-sanitare me famë botërore.

Agjencia ruse për Mbrojtjen e Konsumatorit deklaroi se disa marka detergjentesh dhe agjentësh larës pluhur e të lëngshëm, të cilat importohen nga BE-ja dhe shumë vende të tjera, përmbajnë substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Siç njoftohet në komunikatën e agjencisë së lartpërmendur, analizat kanë nxjerrë në pah se një sërë lëndësh toksike, që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tepër serioze, gjenden madje edhe në përbërjen e disa markave shumë të njohura.

Moska kërkoi urgjentisht ndalimin e shitjeve të produkteve në fjalë dhe asgjësimin e stoqeve të tyre.

Ky vendim ka tërhequr menjëherë reagimin e pronarëve të marketeve dhe amvisave ruse.

Ndërsa shumë firma importuese theksojnë se do të dalin me humbje dhe pretendojnë që vendimi i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk bazohet mbi të vërteta shkencore, por mbi motive politike.

Pak kohë më parë, Rusia kishte kufizuar edhe importin e disa ushqimeve të gatshme nga BE-ja dhe një sërë vendesh perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)