19 Prill 2024

Tërmeti financiar kinez vazhdon lekundjen e bursave botërore

Shangai, 28 gusht - Tërmeti në bursat botërore nuk është ndalur edhe pas uljes së normës së interesit nga Kina. Pamundësia për të frenuar rënien po e detyron Bankën e Kinës për ndërhyrje të reja. Tregjet aziatike vazhdojnë të lëkunden, ndërsa ato evropiane janë në rënie.

Bursat në Kinë janë zhvlerësuar me 20 për qind në vetëm 5 seanca.

Banka Qendrore e Kinës jo vetëm që tërhoqi normat e interesin të kredive në nivelin 4,6 për qind, duke i ulur ato me 25 pikë bazë njëherësh; por reduktoi edhe raportin e rezervës së detyruar të bankave.

Pas këtij vendimi, Bursa e Shangait regjistroi një përmirësim të lehtë, por pikiata nisi sërish pa kaluar shumë.

Tërmeti financiar kinez ka bërë që Bursa e Shangait të prekë nivelin më të ulët të 8 muajve të fundit, kurse në Bursën e Hongkongut humbjet llogariten në rreth 2 për qind.

Pas rënieve të fuqishme, një kurs të paqëndrueshëm po ndjekin edhe tregjet e tjera aziatike.

Zhvlerësimi në bursat evropiane u regjistrua në gati 2 për qind menjëherë pas gongut të hapjes.

Ekspertët janë të mendimit se Pekini zyrtar do të vazhdojë ndërhyrjen në tregje, duke blerë transaksione për të mbështetur bursat; madje ata presin edhe ulje të reja të normës së interesit, gjë kjo që mund të sjellë përmirësime edhe në bursat botërore.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zbehur parashikimet se FED-i mund të rrisë normat e interesit muajin e ardhshëm, edhe pse të dhënat e kredive për banesat kanë rezultuar pozitive.

Sa i përket tregjeve të naftës, është vërejtur një gjallërim drejt rritjes pas rënieve të fuqishme. Çmimi për fuçi i naftës teksane arriti në 39 dollarë, ndërsa ai i naftës së tipit Brendt kapërceu pragun simbolik të 43 dollarëve.

Njësitë monetare të vendeve në zhvillim vazhdojnë të zhvlerësohen përballë dollarit amerikan, por duket se po fitojnë terren kundrejt euros.

Kurse çmimet e arit ndjekin një grafik horizontal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)