25 Prill 2024

Kërkohet reformimi i sistemit të mbikëqyrjes së tregut

Prishtinë, 27 gusht - Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u mbajt takimi i Grupit Punues për përmirësimin e klimës së biznesit, investimeve publike dhe investimeve në infrastrukturën e cilësisë, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHEK).

Takimin e kryesoi Ilir Salihu, këshilltar i lartë politik i ministres së MTI-së, i cili theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke ndërmarrë nisma në kuadër të përmirësimit real të klimës së të bërit biznes në Kosovë.

Kështu edhe në këtë takim u analizuan mundësitë dhe alternativat e mundshme për të reformuar sistemin e mbikëqyrjes së tregut në përgjithësi në Kosovë.

Ai tha se mekanizmat institucional inspektues, në nivel qendror dhe lokal, duhet të reflektojnë në përmirësimin e cilësisë së inspektimeve për të pasur inspektime kualitative dhe sipas standardeve, në mënyrë që të kemi një treg të sigurt dhe një konkurrence të mirëfilltë në përgjithësi në tregun e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, me agjendën e zhvillimit ekonomik, ka ndërmarrë veprime për të ndryshuar klimën e të bërit biznes, duke mundësuar edhe ndryshimet dhe përmirësimet infrastrukturore dhe ligjore në dobi të rritjes ekonomike në vend.\"

\"Po ashtu, mekanizmat institucionalë tani duhet të ndërmarrin masa në riorganizim dhe koordinim më të mirë të njësive inspektuese, në kuadër të institucioneve të Kosovës, që të kemi zhvillim të afarizmit dhe të investimeve të jashtme në vend”, u shpreh këshilltari Ilir Salihu.

Në kuadër të këtij grupi, për reformën e sistemit të inspektimeve, ishte i ftuar edhe  eksperti i angazhuar nga Banka Botërore, Tarik Sahoviç, i cili prezantoi para të pranishmëve modelet e organizimeve të sistemit të inspektimeve në vendet e BE-së dhe të rajonit.

Ai shtjelloi disa nga modalitetet e rregullimit të inspektimeve në vendet të ndryshme, që kanë dhënë rezultate dhe që mund të merren për bazë  edhe në sistemin e inspektimit në Kosovë.

Ai para së gjithash dha një sugjerim që  Kosovës i duhet reformë në këtë sistem sidomos në uljen e numrit të trupave inspektues, në mënyrë që të ketë inspektime kualitative dhe të mbikëqyrura sipas standardeve ndërkombëtare.

Po ashtu ai sugjeroi që të ketë një organizim dhe koordinim më të mirë të sistemit të inspektimeve në Kosovë, duke prezantuar modele dhe shembuj nga sisteme të organizimit dhe koordinimit të vendeve të ndryshme.

Në kuadër të diskutimeve për reformën e sistemit të inspektimeve në Kosovë u dhanë rekomandime nga të pranishmit, për të mundësuar inicimin e kësaj reforme edhe nga Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik i Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)