28 Mars 2024

SHBA: Kina duhet të vazhdojë të nxitë reformën financiare

Washington, 25 gusht - Shtëpia e Bardhë shprehu të hënën shqetësim për lëkundjet e kohëve të fundit në tregun monetar kinez, duke shpresuar se Kina do të nxitë më tej mekanizmin e përcaktimit nga tregu të kursit të këmbimit të monedhës RMB.

Dita e djeshme u vlerësua si \"e hëna e zezë\" për tregun global të aksioneve dhe bursat kineze patën një rënie të madhe. Kështu, Bursa e Shangait shënoi vlerën rekord të uljes ditore në 8 vjetët e fundit, në masën prej 8 %.

Në Bursën e Nju-Jorkut, treguesi \"Dow Jones\" u ul 3.57 % dhe treguesi \"Standard & Poor\'s\" 3.94 %, teksa po ashtu edhe treguesi i përbërë i \"NASDAQ\"-ut ra me 3.82%.

Sipas analistëve, luhatja e madhe e tregut financiar global vjen nga parashikimi për ngritjen e normës së interesit nga FRS-i (Bordi i Anëtarëve i Sistemit të Rezervës Federale të ShBA-së) dhe nga shqetësimet e tregut për ngadalësimin e ekonomisë kineze.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi pasojat e ngadalësimit të ekonomisë kineze në ekonominë amerikane dhe atë botërore, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Ernest tha se, gjatë komunikimit që ka pasur kohët fundit me zyrtarë të lartë kinezë, sekretari amerikan i Thesarit Jacob Lew e ka vënë theksin në rregullimin e mekanizmit të formimit të kursit valutor, si dhe procesin e reformës ekonomike.

Lew është shprehur se Kina duhet të vazhdojë të nxitë reformën financiare dhe elasticitetin e kursit valutor, që kursi i këmbimit të RMB-së të varet kryesisht nga tregu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)