23 Prill 2024

Irani kërkon të bëhet lider në tregun gobal të naftës

Teheran, 3 gusht - Ministri iranian i Naftës Bijan Zanganeh tha se vendi i tij mund të rrisë prodhimin e naftës bruto pothuajse menjëherë pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, sipas marrëveshjes së re bërthamore nënshkruar muajin e kaluar.

Ai shtoi se Irani dëshiron të fitojë reputacionin e tij si një lider në tregun gobal të naftës së papërpunuar.

Sipas njoftimeve, gjigantët e naftës si \"BP\" dhe \"Shell\" kanë shprehur interes në zhvillimin e rezervave të Iranit, pas heqjes së sanksioneve.

Irani është vendi i katërt më i madh në botë për rezervat e naftës dhe u regjistrua i dyti për nivelin e prodhimit në OPEC, përpara sanksioneve të vendosura në korrikun e vitit 2012.

Megjithatë, Irani mbetet prodhuesi i tretë më i madh në OPEC, me një prodhim të vlerësuar ditor prej 2.8 milionë fuçi në muajin korrik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)