29 Mars 2024

Kosova me deficiti tregtar prej 207,5 milionë euro

Prishtinë, 31 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor  2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin qershor 2015 për 207,5 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 188,6 milionë Euro në periudhën e njëjtët të vitit 2014. Eksporti mbulon importin me 12.8%.

Eksporti i mallrave në muajin qershor 2015 kishte vlerën 30,4 milionë Euro, ndërsa importi 238,0 milionë Euro, që është një rritje prej 12.1% për eksport, si dhe 10.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 46.4% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.4% produktet minerale; 9.0% plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 8.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.2% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.3% produktet bimore; 3.9% lëkura dhe artikujt prej saj, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.8% të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.7% produktet minerale; 10.1% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.6% produktet e industrisë kimike; 6.7% plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 6.4% mjetet e transportit; 5.5% produktet bimore, etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 34.8% për eksport dhe 42.5% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 40.9% për eksport dhe 29.8% për import.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Shqipëri (14.1%), Serbi (11.3%), Maqedoni (11.0%),  Belgjikë (9.5%), Itali (8.8%),  Indi (7.8%), etj.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.6%), Gjermania (11.5%), Turqia (9.5), Kina (9.3%), Italia (8.3%), Shqipëria (6.8%), Maqedonia (6.1%), etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)