29 Mars 2024

Marka gjermane "Sanosan" futet në tregun kinez

Pekin, 31 korrik - Kompania gjermane "Mann&Schroder" dhe kompania kineze "Longsight" nënshkruan të enjten në Pekin një marrëveshje bashkëpunimi strategjik 25-vjeçar, me synim për të nxitur zhvillimin e tregut të produkteve të kujdesit për lëkurën e foshnjave dhe nënave.

Kështu, marka gjermane për foshnja dhe nëna e certifikuar nga BE-ja, \"Sanosan\", do të futet në tregun kinez.

Sipas të dhënave, në Kinë çdo vit lindin afro 20 milionë foshnja, ndërsa tregu kinez i produkteve për to pritet ende të përmirësohet.

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit, pala gjermane do ta furnizojë Kinën me produkte natyrore, të buta dhe të sigurta për kujdesin ndaj lëkurës së foshnjave e nënave dhe do të nxitë rregullimin e tregut përkatës në Kinë.

Kina dhe Gjermania kanë pasur bashkëpunim të gjithanshëm në fusha të shumta, si automjetet me energji të reja, manifaktura, industria, tregtia etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)