23 Prill 2024

Bajrami ritheksoi nevojën e vazhdimit të agjendës ekonomike të Qeverisë

Prishtinë, 28 korrik - Sot në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u mbajt mbledhja e parë e Grupit Punues për Çështje Tregtare dhe Adresimin e Barrierave Tregtare, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës.

Në fjalën hyrëse, ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë znj. Hykmete Bajrami, njëherësh edhe kryesuese e këtij grupi ritheksoi nevojën e vazhdimit të agjendës ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ajo  më tej shtoi se ky takim përveç që është një takim konstituiv po ashtu në rend dite ka analizën e gjendjes aktuale në tregtimin me qumësht dhe produkte të qumështit si dhe barrierat tregtare të vendosura nga vendet e rajonit.

Nga të dhënat që u paraqitën në takim nga anëtarë të institucioneve të ndryshme brenda këtij grupi punues, u tha se në bazë të të dhënave të deritanishme nuk kemi bazë ligjore për ndërmarrjen e masave anti-dumping dhe masave mbrojtëse.

Grupi punues në kuadër të Departamentit të Tregtisë pasi të kompletojë të dhënat e kërkuara nga shtetet e BE-së dhe ambasadat tona në këto vende, do të shikojë mundësitë e vendosjes së masave anti-dumping, në rast të përmbushjes së kushteve që kërkon ligji për masa anti-dumping.

Gjithashtu statistikat e prodhimit vendor të vërtetohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe pas rekomandimeve të veçanta të merren masa konform kësaj situate.

Grupi po ashtu diskutoi një varg çështjesh të cilat kanë të bëjnë me eliminimin e të gjitha barrierave tregtare, qofshin ato barriera jo-tarifore apo teknike, doganore apo administrative si dhe ato te lidhura me rregullat e origjinës dhe fushën e masave sanitare e fito sanitare.

Pas analizës dhe paraqitjes së të dhënave sa i përket barrierave tregtare të vendit tonë me vendet e rajonit dhe për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë të këtyre çështjeve që i sfidojnë bizneset gjatë tregtimit të produkteve të tyre, grupi mori vendim që mekanizmi rajonal i CEFTA-së të shërbejë si mekanizëm kryesor për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve si dhe takimet bilaterale me vendet e rajonit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)