18 Prill 2024

Shkarkimet në MTI përplasin Zyren e BE-së me qeverinë

Prishtinë, 7 korrik - Shkarkimet dhe emërimet e reja në sektorin e resurseve njerëzore dhe në administratën brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, kanë nxitur reagime në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka kritikuar ministren Hikmete Bajrami se ka larguar nga puna njerëz profesionistë me performancë të shkëlqyeshme.

Për më shumë, ai ka theksuar se me këto veprime, ministrja Bajrami ka rrezikuar edhe mbarëvajtjen e procesit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe proceset e tjera të integrimeve evropiane në të cilat gjendet Kosova.

“Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë rrjedhë të ngjarjeve e cila jo vetëm që vë në pikëpyetje aftësinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për qëndrueshmërinë dhe implementimin e projekteve për të cilat jemi dakorduar, por gjithashtu vë në pikëpyetje hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, thuhet në letrën e Samuel Zbogar dërguar ministres së Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami.

Këtyre kritikave iu është përgjigjur ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami, duke thënë se me këto veprime po lufton korrupsionin në ministri.

“Asnjë presion, asnjë shantazh, asnjë kërcënim, asnjë veprim i kujtdo qoftë nuk më largon nga ideja për t’i ndalë keqpërdorimet, krimin, korrupsionin edhe të njerëzve që janë të lidhur me çfarëdo faktori vendor apo ndërkombëtar”, ka theksuar Bajrami.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)