29 Mars 2024

Ukraina ndërpret importin e gazit natyror nga Rusia

Kiev, 3 korrik - Kompania energjetike ukrainase, Naftogaz, ka ndërprerë blerjen e gazit natyror nga gjiganti rus, Gazprom.

“Duke qenë se ka skaduar afati i marrëveshjes së gazit, që përfshinte tremujorin e dytë të vitit 2015, por edhe sepse nuk është nënshkruar një marrëveshje e re, Naftogazi nuk do të importojë gaz natyror nga Rusia që prej datës 1 korrik”, thuhet në deklaratën e kompanisë ukrainase.

Bisedimet për gaz natyror ndërmjet Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Ukrainës u mbyllën pa zgjidhje në kryeqytetin Vjenë të Austrisë.

Menjëherë pas dështimit të negociatave, kompania energjetike ukrainase, Naftogaz, ka ndalur importin e gazit natyror nga gjiganti rus, Gazprom, duke nisur nga 1 korriku.

Sakaq, nuk do të ketë ndërprerje të gazit rus, që dërgohet drejt Turqisë dhe vendeve evropiane nëpërmjet territoreve ukrainase.

Gazpromi bëri me dije nga ana e tij se furnizimi i Ukrainës me gaz është ndërprerë për shkak të dështimit të bisedimeve.

Gjiganti energjetik rus njoftoi gjithashtu se cilido qoftë çmimi, parapagimi është mënyra e vetme për të dërguar gaz në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)