29 Mars 2024

TUV NORD Group shtrihet me shërbimet e saj edhe në Kosovë

Prishtinë, 2 korrik - Gjiganti Gjerman TUV NORD Group në bashkëpunim me MD Consulting, shtrihet me shërbimet e saja edhe në Kosovë.

 Organizata Certifikuese TUV NORD Group, e cila operon në mbi 70 vende në të gjithë botën, ka hapur degën edhe në Kosovë. 

Si urë lidhësie në mes kompanis TUV NORD Cert do të operojë MD Consulting, kompani kjo që merret me zbatimin dhe certifikimin me standardet nderkombetare (Evropiane) të cilësise dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

“TUV NORD Cert  është një Organizëm Certifikimi dhe inspektimi i cili operon në mbi 70 vende të botës . Është akredituar për certifikimin e kompanive për standardet ISO 9001; 2008, ISO 14001;2004, BS OHSAS 18001:2007, ISO 22000, ISO 20000, ISO 27001:2005, HACCP dhe standard tjera.

MD Consulting veprimtarine e vet e shtrine edhe ne zhvillimin e biznisë dhe marketing planeve, si dhe zhvillimin e aplikimeve per grante dhe donacione.

Përmes shërbimeve të  kompanisë Gjermane TUV NORD Cert, kompanit Kosovare do të mund të kenë: Korniza për përmirsimin e vazhdueshëm, rritjen e besueshmërisë së produktit, dokumentacion më të mirë të proceseve, të kuptuarit më të mire të konsumatorit si dhe kontroll më efikasë të sitemit të brendshëm dhe të jashtëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)