25 Prill 2024

Produktet e Kosovës në Panairin e Ushqimit në New York

New York, 29 qershor - Nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe me mbështetje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht të Agjencisë për Përkrahjen e Investimeve dhe Ndërmarrjeve të Kosovës, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Kosova dhe produktet ushqimore të saj po prezantohen për herë të parë në panairin më të madh të ushqimit \"Summer Fancy Food Show\" që mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 28 deri më 30 qershor.

Gjashtë kompani prodhuese kosovare si Fluidi, Frutomania, Pestova, Korporata Rugove, Liri dhe Fungo, me rreth 100 lloje të produkteve cilësore si pije freskuese, ujë, djath, patatina dhe produkte të tjera nga patatja, kërpudha të thata, si dhe biskota e ëmbëlsira, janë në mesin e 2500 prodhuesve nga mbi 40 shtete të botës në një ngjarje të përmasave ndërkombëtare që gjatë tri ditëve pritet të tërheqë mbi 25000 vizitorë të regjistruar.

Ky panair paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e produkteve kosovare përtej oqeanit dhe anembanë botës, ndërsa vetë pjesëmarrja e shtetit më të ri në botë në këtë panair ka zgjuar kërshërinë e vizitorëve të shumtë, të cilët kanë pasur vlerësime pozitive për cilësinë e produkteve kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)