23 Prill 2024

Hapet panairi i biznesit për anëtarët e komunitetit minoritar

Prishtinë, 28 maj - Sot në sallen e sporteve "1 Tetori" në Prishtinë hapet panairi i biznesit për anëtarët e komunitetit minoritar, si pjesë e Fazës II të Programit të BE-së për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP II). 

Në një përpjekje për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik të komunitetit minoritar në Kosovë, një projekt i financuar nga BE po organizon një panair të biznesit me qëllim të ofrimit të mundësisë për anëtarët e komunitetit që t’i prezantojnë punimet, produktet e tyre, si dhe të gjejnë lidhjet dhe rrjetet e reja të tregut.

Panairi i biznesit është po ashtu edhe një rast për përmirësimin e raporteve ndër-etnike si dhe promovimin e komuniteteve, kulturave të ndryshme në Kosovë dhe vlerave të tyre.

Kjo ngjarje gjithashtu shënon edhe fundin e fazës së implementimit, e cila ka mbështetur 317 projekte (233 biznese familjare të vogla dhe të mesme, dhe 84 projekte për zhvillimin e komuniteteve) dhe si rezultat ka krijuar ose ka siguruar më shumë se 830 vende të reja pune në zonat e minoriteteve gjatë tri viteve të fundit.

Ky projekt është pjesë e programit që ka nisur në vitin 2002 dhe që atëherë ka mbështetur mbi 2,100 biznese familjare përmes krijimit të mbi 8,000 vendeve të punës në zonat jo të favorizuara të minoriteteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)