26 Prill 2024

Shqipëria e Kosova krijojnë një grup për nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë

Prishtinë, 21 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka takuar sot në një takim zyrtar në Tiranë, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Takimi vjen pas Mbledhjes së Përbashkët të dy qeverive, e cila u zhvillua në Tiranë më 23 mars 2015, gjatë së cilës të dy ministrat firmosën edhe Protokollin “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë,” për të hapur të gjitha barrierat jo-tarifore në mes të dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Takimi i sotëm, kishte për qëllim diskutimin e çështjeve konkrete që lidhen me shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, problematikave, por edhe ofrimin e zgjidhjeve të shpejta në favor të mbrojtjes së interesave të kompanive shqiptare dhe kosovare, rritjes së vëllimit të shkëmbimeve dhe nxitjes së tregtisë.

Çështjet e diskutuara u fokusuan kryesisht në Marrëveshjen Kuadër, të nënshkruar në mars, unifikimi i praktikave doganore (lehtësimin e procedurave për pajisjen e bizneseve me leje eksport/importi), njohja e certifikatës së origjinës së produkteve, vulave të cilësisë, çmimeve të referencës në mbrojtje të konkurrencës në treg, si dhe njehsimi në fushën e akreditimit, standardizimit dhe metrologjisë.

Në këtë kuadër, znj. Bajrami kërkoi mbështetjen e palës shqiptare në bashkëpunim për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre çështjeve që i sfidojnë bizneset gjatë tregtimit të produkteve të tyre.

Në fjalën e tij ministri Ahmetaj theksoi se problemet me të cilat përballen sot kompanitë shqiptare dhe kosovare janë në fakt probleme tipologjike të cilat duhet të marrin zgjidhje një herë e mirë.

Palët u dakorduan që të ngrihet një grup i përhershëm pune nga të dy ministritë përkatëse për të punuar në mënyrë konstante me të gjitha çështjet e lidhura me nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë dhe avancimin e projektit të përbashkët për eliminimin e barrierave tregtare jo-tarifore.

Palët diskutuan edhe për organizimin e një panairi të përbashkët të tregtisë dhe e vlerësuan më shumë interes bashkëpunimin në  fushën e turizmit, duke kombinuar turizmin malor të Kosovës më atë bregdetar që ofron Shqipëria, për t’i dhënë hov zhvillimit të këtij sektori në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)