29 Mars 2024

O’Connel mbështet tërheqjen e investitorëve britanikë në Kosovë

Prishtinë, 16 prill - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connel, të cilin i uroi mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë. Gjithashtu ajo shprehu kënaqësinë që njerëzit që njohin Kosovën dhe sfidat e saj kthehen në cilësinë e ambasadorëve të vendeve mike për të thelluar më tej  marrëdhëniet ndërshtetërore.

Ministrja Bajrami vuri në pah se agjenda e Qeverisë së Kosovës është agjendë ekonomike me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit dhe për t’i mbështetur bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës, për të rinjtë që çdo vit hyjnë në tregun e punës.

\"Ne jemi të bindur se një rritje e qëndrueshme ekonomike mund të gjenerohet nga biznesi privat dhe jo nga administrata shtetërore, theksoi ajo.

Ministrja e informoi ambasadorin britanik për aktivitetet që po i zhvillon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përkrahje të bizneseve, përfshirë ndryshimet në politikat fiskale.

Ambasadori O’Connel konfirmoi mbështetjen e Britanisë së Madhe në përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e investitorëve britanikë për të investuar në Kosovë.

Ministrja Bajrami dhe z. O’Connel, gjithashtu diskutuan për zotimet e ministrisë në përgatitjen e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, negociatave për shërbime në CEFTA, riaktivizimin e Këshillit Nacional për Zhvillim Ekonomik si dhe përgatitjen për aplikim në Bankën Botërore të Tregtisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)