26 Prill 2024

Kriza e Greqisë do destabilizojë tregjet financiare

Washington, 16 prill - Krye ekonomisti i FMN-së, Oliver Blanchard, gjatë një konference për shtyp tha se nuk mund të përjashtohet një krizë me Greqinë.

“Një krizë me Greqinë nuk mund të përjashtohet dhe kjo do jetë ngjarja që do destabilizojë tregjet financiare’’, tha Blanchard duke paraqitur parashikimet ekonomike të FMN-së për vitin 2015 dhe 2016.

Ai gjithashtu tha se rreziku i recesionit në zonën euro, identifikuar si rreziku kryesor për ekonominë botërore vitin e kaluar, ishte ulur sikurse rreziku i deflacionit.

”Rreziqet makroekonomike kanë prirje zbritëse”, theksoi ai.

Lëvizjet në kurset e këmbimit kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme me një rritje të shpejtë të dollarit, por në përgjithësi, kjo lëvizje e rregullimit të kursit të këmbimit mund të konsiderohet si një lajm i mirë për ekonominë botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)