19 Prill 2024

Tregjet potenciale për eksport

Prishtinë, 14 prill - Përpunimi i ushqimit, produktet bujqësore, përpunimi i drurit, materialet ndërtimore, artizanatet dhe turizmi, janë tregje potenciale të eksportit.

Kështu është thënë sot në një konferencë për medie të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i ndihmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, me ç’rast është prezantuar raporti “Tregjet Potenciale për Eksport”. Gëzim Tosuni, autor i raportit “Tregjet Potenciale për Eksport”, ka bërë me dije të gjeturat e raportit, nxjerrin në pah se gjatë periudhës 2015-2014, Importet më të mëdha në Kosovë, kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Rreth 70  e importeve vijënë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s, po ashtu dhe tregjet e eksporteve janë në këto vende”, ka thënë ai. Sipas tij një situatë një situatë e tillë duhet të ndryshojë, pasi Kosova po eksporton më së shumti paranë e gatshme me anë të importeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)