24 Prill 2024

Kosova eksporton 23,3 milionë, ndërsa importon 163 milionë euro

Prishtinë, 1 prill - Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK), respektivisht Departamenti i Statistikave Ekonomike ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shkurt 2015.

Të dhënat nga Tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin shkurt 2015 prej 140,5 milionë € krahasuar me deficitin prej 136,2 milionë € me periudhën e njëjtët te vitit 2014. Eksporti mbulon importin  14.2 për qind.

Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2015 kishte vlerën 23,3 milionë €, ndërsa importi 163,8 milionë €, është një rritje prej 5.7 për qind për eksport si dhe 3.5 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor  të eksportit: 64.1 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.3 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 4.9 për qind produktet minerale, 4.7 për qind tekstil dhe artikuj tekstili, 4.1 për qind plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 4.1 për qind lëkurë dhe artikuj prej tyre, 3.0 për qind produktet bimore, 3.0 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 18.4 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, 13.0 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.8 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.7 për qind produkte të industrisë kimike, 8.2 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.6 për qind produktet bimore, 6.1 për qind mjetet e transportit, 5.4 për qind plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.6 për qind për eksport dhe 41.5 për qind për import, ndërsa vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 28.5 për qind për eksport dhe 31.8 për qind për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi me (18.7 për qind), Itali (12.6 për qind),  Shqipëri (12.4 për qind), Belgjikë (8.9 për qind), Maqedoni (8.6 për qind),  Serbia (3.2 për qind), Mali i zi  (2.8) etj.

Ndërsa  sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga Serbia (17.1 për qind), Gjermania (10.2 për qind),  Kina (9.5 për qind), Italia (8.3 për qind), Turqia (7.7), Shqipëria (7.2 për qind), Maqedonia (4.9 për qind) etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)