19 Prill 2024

Kosova prezantohet në Panairin “Foodex” në Japoni

Tokio, 5 mars - Përfaqësuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me përfaqësuesit e kompanive të ushqimit dhe pijeve nga Kosova, janë  duke marrë pjesë në panairin “Foodex 2015” i cili po mbahet në Tokio të Japonisë.

Gjatë këtij panairi kompanitë nga Kosova janë duke promovuar produktet e tyre si dhe janë duke realizuar takime të ndryshme për të krijuar bashkëpunime me kompanitë pjesëmarrëse.

Panairi i ushqimit dhe pijeve “Foodex 2015”  është panairi më i madh aziatik në të cilin marrin pjesë rreth 2800 ekspozues nga 78 regjione nga mbarë bota, me rreth 76.000 vizitorë. Ky panair është një  mundësi e mirë për krijimin e kontakteve me personat kyç të kompanive të mëdha në këta sektorë.

Pjesëmarrja në panairin “Foodex 2015” është organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, JETRO (Japan External Trade Organization) dhe JICA (Japan International Cooperation Agency).

Panairi “Foodex 2015” mbahet në Tokio të Japonisë në datat 3-6 mars 2015.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)