25 Prill 2024

Ikja e qytetarëve nga Kosova, po i frikëson bizneset për të investuar

Prishtinë, 26 shkurt - Një delgacion i bizneseve nga Bullgaria i udhëhequr nga Aleaksandar Yovçev, kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe prodhues e biznese vendëse.

Temë kryesore e bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet bizneseve bullgare me ato kosovare dhe gjetja  u mundësisë së investimeve në të dy vendeve.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ky takim ndërmjet biznesve nga Bullgaria dhe Kosova ka rëndësi të madhe dhe me shpres që do të ketë rezultate konkrete.

“Kosova çdo ditë e më tepër po bëhet një vend interesant dhe tërheqës, për investitorët nga Bullgaria, por edhe nga vendet e tjera, pasi që këtu klima investive është shumë më e përshtatshme se në shumë vende të tjera”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, tregoi se gatishmëria e bizneseve vendëse për të gjetur partner nga Bullgaria dhe vendet tjera është e madhe.

Roli i AKB-së është që të krijojet bashkëpunimi ndërmjet bizneseve të dy vendeve dhe ai bashkëpunim të rritet dhe të ketë edhe investime konkrete.

Agim Shahini, bëri të ditur se gjatë muajit mars një delegacion AKB-së dhe bizneseve nga Kosova do të qëndrojnë në Bullgari me qëllim të rrijes së bashkëpunimit dhe investimeve në të dy shtetet.

Ndërsa i pyetur nga bizneset bullgare për ikjet e fundit të qytetarëve nga Kosova, Agim Shahini, tha se është ky fenomen i të gjitha vendeve ballkanike që të ikin në vendet e Bashkimit Evropian për të gjetur jetë më të mirë.

Sipas Shahinit edhe bullgarët, rumunët , maqedonasit e serbët vite më parë kanë lënë vendet e tyre dhe kanë ikur në vende tjera evropiane dhe që ishin miliona qytetarë.

Aleksandar Yovçev, udhëheq i delegacionit të biznesve nga Bullgaria, tha janë në Kosovë për të diskutuar e thelluar bashkëpunimin  me bizneset vendëse.

“Shpresojmë që pas këtij takimi do të kemi edhe investime konkrete në të dy vendet. Jemi të gatshëm që secilës prodhues e biznes nga Kosova tu mundësojmë takime dhe bashkëpunim me kompanitë bullgare.\"

\"Ne po vijmë këtu për të investuar, kurse politikat për investime duhet të jenë më atraktive, më të lira sesa në disa vende ballkanike në mënyrë që ne ti përballojmë më lehtë konkurencës”, tha Yovçev.

Ai kërkoi që të zbriten taksat për lëndë të parë dhe teknologji prodhuese, në mënyrë që bizneset bullgare të jenë më shumë të interesuara për investime në Kosovë.

Ndër të tjera ai pyeti pse fuqia punëtore nga Kosova muajt e fundit po ikin në vendet tjera. A nuk janë pagat e larta apo nuk ka mundësi për vende të reja pune. Ne jemi këtu që të investojmë, por ju lironi taksat për bërie të biznesit.

Bizneset bullgare do ti mirëpresin delegacionin e AKB-së dhe bizneseve në Bullgari në mujain mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)