19 Prill 2024

Austria do ta ndihmoj Kosovën për të luftuar ekonominë joformale

Prishtinë, 30 janar - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, ku përveç njoftimit me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë,  u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve, në fusha të ndryshme.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë bisedës me ambasadorin Brieger, e ka vlerësuar lartë rolin e Austrisë në përkrahje të Kosovës dhe gatishmërisë së vazhdueshme për avancimin e proceseve ekonomike dhe në kultivimin e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve.

Poashtu, ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Brieger me prioritetet dhe objektivat strategjike të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, siç janë: mbështetja dhe zhvillimi i sektorit privat, përfshirë përmirësimin e klimës së të bërit biznes; avancimin e politikave tregtare; përmirësimi i lëvizjes së lirë të mallrave dhe inkurajimi i investitorëve të huaj veçanërisht të investitorëve austriak për të investuar në Kosovë.

Ambasadori austriak, Johann Brieger,  shprehu gatishmërinë  e tij dhe të shtetit të tij për të ndihmuar në perpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të luftuar ekonominë joformale dhe korrupsionin, që do të krijojnë parakushte për tërheqjen e investimeve të jashtme, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me interes të dyanshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)