24 Prill 2024

BERZH mbështet Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Prishtinë, 28 janar - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim shefin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë, Anton Kobakov, me bashkëpunëtorë, ku bisedi për bashkëpunimin ndër-institucional në funksion të përkrahjes së biznesit privat në Kosovë.

Ministrja Bajrami e informoi Kobakov me prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit, avancimin e politikave tregtare, përmirësimin e lëvizjes sё lirë të mallrave dhe rregullimin e tregut të brendshëm.

Ajo theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me BERZH-in do të intensifikohet edhe më tutje për të koordinuar mundësitë e përkrahjes së projekteve me interes ekonomik për Kosovën.

Ndërsa, përfaqësuesit e BERZH-it ishin të interesuar që të mbështesin edhe në të ardhmen projektet dhe nevojat e Kosovës, konkretisht në fushën që gërshetohen me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë zgjerimin e bashkëpunimin reciprok në të gjitha sferat, si dhe mbështetjen edhe më të madhe të BERZH-it në programet që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)