19 Prill 2024

Ministrja Bajrami takoi ambasadoren gjermane Angelika Viets

Prishtinë, 27 janar - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e priti ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Angelika Viets, ku përveç njoftimit me punën e deritashme të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe aktiviteteve të mëtejshme,  u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme me interes reciprok.

Ministrja Bajrami e ka vlerësuar rolin e Gjermanisë për progresin e gjithanshëm në Kosovë dhe ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të vazhduar bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik dhe ruajtjen e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, ministrja Bajrami e informoi ambasadoren Viets edhe me prioritetet dhe objektivat strategjike të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkrahjen në zhvillimin e sektorit privat, përfshirë përmirësimin e klimës së biznesit, avancimin e politikave tregtare, përmirësimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe inkurajimin e afaristëve të huaj për të investuar në Kosovë.

Ambasadorja gjermane, Angelika Viets,  shprehu gatishmërinë që të ndihmojë perpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të luftuar ekonominv joformale dhe korrupsionin si parakushte për terheqjen e investimeve të jashtme.

Ministrja Bajrami dhe ambasadorja Viets ranë dakord që të vazhdojë edhe më tej kooperimi për t’i identifikuar të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit në të mirë të Kosovës dhe Gjermanisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)