25 Prill 2024

Kompania nga Spanja “Meidane”, tani edhe në Prishtinë

Prishtinë, 27 janar - Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për hapjen e zyrës së kompanisë spanjolle “MEIDANE” edhe në Prishtinë, duke futur kështu kryeqendrën e shtetit më të ri në Evropë në mesin e qendrave tona globale.

Gjithashtu, me dëshirën për t’u bërë pjesë e zhvillimit të Kosovës, jemi këtu për të ofruar gjithë përvojën tonë 20 vjeçare në “Doing bussines globaly” duke i ofruar Kosovës lidhjen me Gadishullin Iberik (Spanjë dhe Portugali) si dhe me shtetet e Amerikës Latine dhe Afrikës, thuhet në njoftimin e Tomas Esquer, Kryeshef Ekzekutiv i kësaj kompanie.

MEIDANE me qendër në kryeqytetin spanjoll, Madrid dhe me zyrat në qendra të rëndësishme botërore si Barcelonë, Bilbao, Sevilje, Tiranë, Sofje, Londër, Majami, Karakas, Bogota, Panama, Meksiko City, Najrobi, është një kompani me një shtrirje globale, e cila ka përshtatur një model të të bërit biznes i cili i plotëson kërkesat e klientëve të saj.

Moto e kësaj kompanisë është “Always Together” (Gjithmonë së bashku) dhe kjo nënkupton përkushtimin profesional ndaj nevojave të klientëve, duke u krijuar lehtësi në qasjen ndaj informacionit dhe duke qëndruar pranë tyre në çdo hap të projekteve.

Përvoja e gjatë, dhe shtrija globale e veprimtarisë me një staf profesionist, na ka mundësuar që t’u ofrojmë klientëve shërbime të plota në fushën e konsulencës, respektivisht në lehtësimin e të bërit biznes, këshilla ligjore, media sociale, inxhinieri industriale dhe civile, shërbime përkthimi etj.

Kështu, të gjithë ata që janë të interesuar për marrëveshje biznesi si dhe lidhje tregtare me Spanjën, Portugalinë, Amerikën Qendrore, po ashtu dhe në Afrikë, si Kenia dhe Kamerun, mund të kontaktojnë me kompaninë “Meidane”.

\"Ne ju ofrojmë mbështetjen tonë për studime tregu, lehtësira në infrastrukturë në këto vende dhe kontakte direkte me bizneset private dhe administratën shtetërore.\"

\"Prandaj, dëshirojmë të ju njoftojmë se përfaqësuesi i autorizuar për Kosovë në emër të kompanisë sonë është Adnan Ahmeti, ndërsa atë mund ta kontaktoni, çdo ditë posaçërisht pas orës 16.30 në këtë adresë: [email protected]; tel. +377 (0) 44 202 370\", theksohet në njoftimin e kësaj kompanie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)