18 Prill 2024

Embargoja ruse rrezikon të rrisë çmimin e bukës në Shqipëri

Tiranë, 26 janar - Duke filluar nga data 1 shkurt qytetarët shqiptarë rrezikojnë të paguajnë më shumë për çmimin e bukës, dhe kjo si rezultat i embargos ruse ndaj grurit që eksportohet në vendet e Europës dhe në Shqipëri.

Prej datës 1 shkurt çmimi i grurit në botë pritet të shtrenjtohet me 15%, kjo pas të një vendimi të marrë nga Rusia, e cila është eksportuesja më e madhe e tij. Pas pak ditësh në bazë të embargos të marrë nga ky shtet si një sanksion për vendet e Europës rritet me 35 dollarë për ton tarifa doganore e grurit.

Si një reagim ndaj kësaj situate të krijuar, Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar sot një takim për të diskutuar masat për të parandaluar rritjen e çmimit të grurit.

Në këtë takim të udhëhequr nga ministri i Bujqësisë Edmon Panariti merrnin pjesë përfaqësues të industrisë së prodhimit të miellit në Shqipëri.

Ministri Panariti parashtroi dy alternativat për të shmangur një rritje të çmimit të bukës për konsumatorët shqiptarë.

“Sasirat më të mëdha të miellit importohen nga Rusia, e cila eksporton tek ne rreth 140 mijë ton në vit, ku prodhimi i saj i përgjithshëm për eksport në botë është mbi 20 mln ton. Kjo është në sovranitetin e Rusisë të aplikojë tarifat. Ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë, kryesorja është se çfarë do bëjmë ne për të kundrabalancuar këto tarifa, qoftë në kuptimin e gjetjes së operatorëve nga ku mund të importojmë për të zbutur, qoftë edhe masat që përmenda pak më para; krijimin e rezerva stok dhe aplikimin e lehtësirave fiskale. Këtë do ta diskutojmë me Ministrinë e Financave. Kjo është një sfidë e jona, por edhe e kërkesë ofertës. Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë ta hapim eksportin me Rusinë, jo vetëm për fruta perimeve por edhe të prodhimeve me origjinë shtazore”, tha ai.

Rusia është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të miellit dhe eksporton mbi 30 milion tonë në vit. Shqipëria importon nga Rusia rreth 140 mijë ton miell në vit, ose rreth 25% të sasisë që duhet për plotësimin e nevojave të popullsisë.

Burime të tjera alternative për të eksportin e grurit janhë edhe Gjermania, Franca dhe Kanadaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)