29 Mars 2024

Gjermania kërkon zonë të përbashkët të tregtisë së lirë me Rusinë

Berlin, 24 janar - Zëvendësja e zëdhënësit të qeverisë, Christiane Wirtz tha se kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu gatishmërinë për të negociuar me Rusinë për një zonë të përbashkët të tregtisë së lirë me kusht të zgjidhjes së krizës në Ukrainë.

Wirtz tha se Merkel në Davos dha sinjale të qarta se është e gatshme të negociojë me Rusinë mbi një zonë të përbashkët të tregtisë së lirë.

\"Nuk është fjala për propozim konkret. Megjithatë, Merkel në Davos ka dërguar mesazh se ajo është e hapur për një propozim të tillë,\" tha Wirtz.

Ajo kujton se kancelarja gjermane edhe më herët në disa raste ka theksuar se e është e hapur për bashkëpunim ekonomik me Rusinë.

Megjithatë, ajo shtoi se Gjermania pret arritjen e zgjidhjes në Ukrainë, në mënyrë që të mundësohen bisedime konkrete për bashkëpunim me Rusinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)