29 Mars 2024

Çmimi i naftës në tregjet botërore bie në 55.26 dollarë për fuçi

New York, 23 dhjetor - Çmimi i naftës në tregjet botërore është ulur përsëri gjatë ditës së hënë.

Në përfundim të punës ditën e hënë nafta është shitur me 55.26 dollarë për fuçi.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze nga New Yorku, nafta e tipit WTI për dorëzim në muajin shkurt është ulur me 1.87 dollarë dhe është shitur me 55.26 dollarë për fuçi.

Ndërsa nafta e tipit Brent për dorëzim në muajin shkurt është ulur me 1.27 dollarë dhe është shitur me 60.11 dollarë për fuçi.

Nafta e cila për disa ditë me radhë ka pësuar ulje drastike, rritje ka hasur vetëm ditën e premte mirëpo ditën e hënë ajo është ulur përsëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)