19 Prill 2024

Kina do të zgjerojë tregun për investime të huaja

Pekin, 22 dhjetor - Për shfrytëzimin e investimeve të huaja, Kina do të marrë masa në dy drejtime, zgjerimin e mëtejshëm të tregut ndaj investimeve të huaja dhe forcimin e zbatimit të ligjit kundër monopolizimit, për sigurinë e shtetit.

Këto i bëri të ditur të dielën në Pekin këshilltari i ministrit të Tregtisë të Kinës Wang Shouwen. Në Mbledhjen Vjetore mbi Ekonominë Kineze 2014-2015, Wang komentoi se Kina ka ruajtur qëndrueshmëri në totalin e investimeve të huaja në vend, duke ngritur cilësinë e tyre.

Ai shtoi se 55% e investimeve të huaja shfrytëzohen në sektorin e shërbimeve, duke kaluar ato në sektorin e manifakturës. \"Kompanitë me investime të huaja kanë më shumë fitime se niveli mesatar i kompanive kineze.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)