19 Prill 2024

Javët e Biznesit Kosovar mobilizojnë 20 qendrat e ETC-së

Prishtinë, 26 nëntor - Ka vazhduar promovimi dhe shijimi (degustimi) me prodhime vendore në njëzetë qendrat e ETC-së nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Sensibilizimi për konsumimin e prodhimeve vendore nuk po ndalet në kuadër të projektit: “Javët e Biznesit Kosovar 2014”, me slloganin: “Unë konsumoj prodhime vendore po Ju”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.  Po ashtu prodhimet vendëse këto ditë janë edhe me çmime promocionale.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve,  në qendrën kryesore të ETC-së në Prishtinë, para qytetarëve dhe prodhuesve vendës, tregoi se tash dymbëdhjetë vjet kërkojnë nga bashkëqytetarët që të konsumojnë prodhimet vendore.

Ai tregoi se projekti tradicional i promovimit të prodhimeve vendore sivjet ka udhëtuar e prekur të gjitha trojet autoktone shqiptare, por edhe vende të ndryshme si në Turqi, Slloveni e Austri për të gjetur tregje të reja për prodhuesit vendës dhe në mënyrë stihike ata të eksportojnë në ato shtete.

“Konsumimi i prodhimeve vendore, do ti sjell shtetit dhe qytetarëve tanë një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe mirëqenie më të mirë. Në anën tjetër do të ulej eksporti i parave të gatshme drejt shteteve të tjera”, tha Shahini.

Sipas tij: “Javët e Biznesit Kosovar”, apo i prodhimeve shqiptare në të gjitha trojet ka një mision të qartë që nëpër tryezat tona gjatë gjithë vitit, e sidomos gjatë festave të fundvitit të kremtohet me prodhime sa më të shumta vendore.

“Sa më shumë konsum, aq edhe më shumë prodhime, zhvillim ekonomik, vende të reja pune dhe ngritje të mirqenjes qytetare. Konsumatorët janë gjithmonë të respektuar nga prodhuesit. Kërkoj nga prodhuesit vendës që të jenë më të vëmendshëm në cilësinë e prodhimeve që ofrojnë për konsum”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së kërkoi nga institucionet që të shtojnë kontrollet, sidomos për prodhimet e importuara që vijnënga vende të ndryshme. Kohëve të fundit ka pasur skena të injektimit të pualve të importuara nga jashtë dhe institucionet gjegjëse në kufijë duhet ti ndalin ato.  

Nga ana tjetër Ramiz Kelmendi, pronar i Elkos Group- ETC, tha se presin që këto ditë në qendrat tregtare të presin një fluks prej mbi një milionë konsumatorëve për të blerë prodhime vendore.

“Në 20 qendrat tregtare në Kosovë, një në Shqipëri e një Maqedoni, po i mundësojmë prodhuesve vendës që të ekspozojnë për shitje prodhimet dhe në anën tjetër të konsumatorëve që të shijojnë (degustojnë) prodhimet dhe aty për aty verifikohet se me të vërtet duhet konsumuar”, tha Kelmendi.

Ai tregoi se qendrat tregtare janë mbushur si kurrë më parë me prodhime të ndryshme kosovare të të gjitha llojeve. Ai kërkon  nga kosnumatorëte që edhe më shumë të konsumojnë prodhimet vendore, në mënyrë që ketë zhvillim edhe më të hovshëm  të shtetit dhe prodhimeve e krijimit të fabrikave të reja.

Prodhuesi i industris së mishrave “Meka”, Burim Piraj, tha se promovimi e shijimi i prodhimeve ka rëndësi të madhe për fabrikën e tij. Ky sensibilizim po bëhet në kuadër të: “Javëve të Biznesit Kosovar”, që ka për qëllim konsumimin e prodhimeve vendore, duke kërkuar nga qytetarët që më shumë se kurrë të kosnumojnë prodhimet e Kosovës. 

Edhe Muharrem Osmani, nga industria e detergjenteve “Euro Comerc”, promovimin e prodhimeve vendore e cilëson jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm. Ai kërkon nga konsumatorët që prioritet të blerjes të kenë prodhimet vendore e që janë më të mirat.

E Shaqir Palushi, prodhues i pijeve “Frutex”-“Golden Eagle”,  kërkon nga qytetarët vendës që të konsumojnë prodhimet vendore, sepse sipas tij janë më cilësoret dhe që po konsumohen edhe jashtë vendit.

Edhe prodhues të tjerë që ishin të pranishëm këtë promovim dhe shijim të prodhimeve vendore e cilësuan si shumë të dobishëm për kompanitë e tyre dhe kërkuan nga qytetarët që të bojkotojnë prodhimet e huaja dhe ti konsumopjnë ato vendore. 

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)