24 Prill 2024

Tregtia me pjesëmarrjen më të madhe në BPV

Prishtinë, 25 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Bruto Produktin Vendor” (BPV) sipas aktiviteteve ekonomike për vitin 2013 me çmime aktuale dhe konstante me çmime të vitit paraprak për vitet 2008-2013.

Në vitin 2013, tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave kishte pjesëmarrjen më të madhe në BPV me 12.3%; pastaj bujqësia me 12.0%; ndërsa, pjesëmarrja më e vogël ishte te shërbimet e tjera me vetëm 0.2%. 

Të dhënat e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike për periudhën 2008-2012 janë rishikuar për shkak të zbatimit të sistemit të ri të Llogarive Kombëtare ESA 2010, burimeve të reja të të dhënave, zhvillimit të Llogarive Ekonomike Bujqësore, revidimit të të dhënave të bilancit të pagesave, të dhënave më të detajuara për shpenzimet qeveritare dhe përmirësimit të metodave për përpilimin e Llogarive Kombëtare.

Rishikimi dhe përmirësimet në vlerësimin e BPV-së do të vazhdojnë edhe më tutje, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë së të dhënave statistikore dhe adminstrative, si dhe aplikimit të metodave në përputhje me kërkesat e ESA 2010.

 

    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)