18 Prill 2024

Kërkohen kushte me të mira për ekonominë e tregut të lirë

Prishtinë, 22 nëntor - Ministri i Financave Besim Beqaj, ka vlerësuar sot se roli i institucioneve në ekonomi duhet të kufizohet në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe kushteve të tjera sa më të volitshme për të bërit biznes, ndërsa pjesa tjetër është çështje e cila i nënshtrohet rregullave të ekonomisë se tregut të lirë.

Duke folur në Konferencën e Shtatë Ndërkombëtare “ Roli, kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve publike në krijimin e hapësirave të reja drejtë integrimit Evropian”, organizuar nga Kolegji i Menaxhmentit Internacional Globus dhe Instituti për Kërkime Ekonomike Globus, ministri Beqaj theksoi se ekonomia e tregut të lirë është përcaktim kushtetues i vendit tonë dhe se institucionet vendore janë duke u angazhuar për krijimin e kushteve sa më të volitshme për realizimin e këtij përcaktimi dhe norme kushtetuese.

Ministri Beqaj tha se Qeveria e Kosovës angazhohet që ndërhyrja e shtetit në ekonominë  e vendit të jetë sa më e kufizuar, vetëm në krijimin e parakushteve për funksionim normal dhe sa më të lehtë të kompanive dhe tregut të tërësi.

Duke theksuar se integrimi në Unionin Evropian është përcaktim i përgjithshëm i qytetarëve të vendit tonë dhe prioritet shumë i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri Beqaj u angazhua për pjesëmarrjen aktive dhe të gjithanshëm të botës akademike në krijimin e politikave të cilat do të ishin kontribut këtij qellim dhe tha se mirëpret rekomandimet nga kjo konferencë dhe nga bota akademike në përgjithësi me qëllim të lehtësimit dhe avansimit  të këtyre proceseve.

Me këtë rast Kolegji Globus dhe Këshilli Organizativ i Konferencës Ndërkombëtare i ndan mirënjohje të veçantë ministrit Beqaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)