29 Mars 2024

BE: Riten kufizimet tregtare në mbarë botën

Bruksel, 18 nëntor - Bashkimi Europian publikoi të hënën raportin e 11-të të këtij viti mbi masat kufizuese në tregtinë globale, ku vihet në dukje që ende ka një prirje të fortë për vendosjen e masave kufizuese nga partnerët tregtarë të BE-së, çka ka shtuar më tej paqëndrueshmërinë e ekonomisë globale.

Sipas raportit, vendet anëtare të G20-s dhe partnerët e tjerë të Bashkimit Europian, gjatë 13 muajve të fundit, kanë marrë gjithsej 170 masa tregtare \"jomiqësore\", ndërkohë që janë hequr vetëm 12 ndër mijëra pengesat tregtare që ekzistojnë.

Raporti vëren që tani Rusia po merr masa më të shumta për kufizimin e importeve dhe gjithashtu kufizimet e saj ndaj eksporteve janë në rritje, gjë që do të shkaktojë pasoja negative për tregtinë globale. Po ashtu, në raport theksohet se ende ka kufizime të forta ndaj kompanive të huaja për pjesëmarrjen në ankand të hapur, veçanërisht në ShBA.

Raporti i BE-së mbi masat kufizuese në tregtinë globale është bërë në bazë të sondazheve lidhur me kufizimet tregtare të bëra nga 1 qershori i vitit 2013 deri më 30 qershor të vitit 2014. Sondazhet kanë mbuluar 31 partnerët kryesorë të Bashkimit Europian, përfshirë ShBA-në, Kinën dhe Rusinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)