25 Prill 2024

Australia dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje për tregtinë e lirë

Canberra, 17 nëntor - Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri australian Tony Abbott njoftuan bashkërisht se vendet e tyre kanë përfunduar në mënyrë virtuale negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Kjo marrëveshje do të shtojë eksportet bujqësore të Australisë dhe ndihmojë atë të reduktojnë varësinë nga minierat që dëmtojnë ekonominë.

Rreth 90 për qind e eksporteve australiane do të përjashtohen nga tarifat për katër vitet e ardhshëm.

Bisedimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë filluan në vitin 2005.

Vitin e kaluar pati një ngecje të negociatave, pasi Australia kërkoi të limitonte investimet e kompanive shtetërore të Kinës.

Marrëveshja e re paraprake vjen pasi të dy palët ranë dakord javën e kaluar për të transportuar në Kinë një milion krerë gjedhë, në një marrëveshje me vlerë rreth 860 milionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)