25 Prill 2024

AKB organizon ekspozimin e prodhimeve vendore në Mitrovicë

Mitrovicë, 15 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) sot organizon ekspozimin e prodhimeve vendore në sheshin e xhamisë Isa Beg në qendër të Mitrovicës.

Ky manifestim do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme nëpër tërë territorin e  Kosovës gjatë gjithë Javëve si dhe në Maqedoni,Shqipëri, Mal te Zi dhe Lugine e Preshevës, Turqi, Slloveni, Austri, Zvicërr duke filluar nga data 15 tetor-28 nëntor 2014.

Ky projekt tradicional në rrugëtimin e vet nga viti 2003 ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike të Kosovës dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit privat.

Javët  e Biznesit organizohet për herë 12 vite me radhë në Kosovë që ka qëllim  kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik si dhe takimi me Diasporën Shqiptare në vendet e ndryshme me qëllim te promovimit,rritjes së eksportit të Biznesit Kosovar  dhe promovimin e Kosovës si shtet potencial për investime të reja.

Të ftuar janë:Përfaqësues të Qeverisë qendrore dhe lokale, Ambasadat Diplomatike, të institucioneve  vendore dhe ndërkombëtare, të institucioneve universitare, të Bizneseve, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)