25 Prill 2024

Marrëveshje Bashkëpunimi në mes MFSK-së dhe Doganës së Kosovës

Prishtinë, 30 tetor –  Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, sot Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së,  Shkëlzen Sylaj priti drejtorin e Doganës së Kosovës, Lulzim Rafunën me të cilën nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në mes MFSK-së dhe Doganës së Kosovës.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është thellimi i bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme të Kosovës. Me këtë rast, Ministria e FSK-së i dha në shfrytëzim dy kontejnerë dy katëshe Doganës së Kosovës pa kompensim, për pesë vjet.

Marrëveshjen në emër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e nënshkroi Sekretari i Përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj ndërsa për Doganat e Kosovës drejtori i saj, z. Lulzim Rafuna.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)