23 Prill 2024

Rriten investimet e huaja të drejtpërdrejta në Turqi

Ankara, 28 tetor - Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Turqi kanë shënuar një rritje të konsiderueshme.

Në 8 muajt e parë të vitit, hyrja e investimeve ndërkombëtare direkte neto është rritur me 9,8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministria e Ekonomisë publikoi sot “Buletinin e të Dhënave të Investimeve Ndërkombëtare Direkte” për muajin gusht 2014.

Sipas këtyre të dhënave, investimet ndërkombëtare direkte neto në muajin gusht janë realizuar në nivelin 675 milionë dollarë, ndërsa në 8 muajt e parë të vitit kjo shumë arriti vlerën 8 miliardë e 639 milionë dollarë.

Pjesa prej 104 milionë dollarësh e totalit të kapitalit likuid ka hyrë në Turqi nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa 57 milionë dollarë kanë ardhur nga shtetet aziatike.

Në muajin gusht 2014, në Turqi janë themeluar 258 kompani dhe filiale me kapital ndërkombëtar.

Kurse deri në fund të gushtit, numri i kompanive me kapital ndërkombëtar, që operojnë në Turqi, ka arritur në 40 mijë e 506.

Stambolli renditet në vendin e parë me gjithsej 24 mijë e 136 firma me kapital ndërkombëtar, i ndjekur nga Antalia me 4 mijë e 313, Ankaraja me 2 mijë e 438 dhe Izmiri me 2 mijë e 61 kompani me kapital të huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)