26 Prill 2024

Mbahet trajnimi mbi ecurinë drejt eksporteve të suksesshme

Prishtinë, 27 tetor - Javen e kaluar në Prizren u mbajt trajnimi për ecurinë drejt eksporteve të suksesshme.

Në trajnim morrën pjesë shumë biznese që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin e bujqësisë, prodhimit të produkteve ushqimore, prodhimit të materialeve ndërtimore, përpunimit të drurit, artizanateve dhe turizmit.

Në trajnim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të odave ekonomike të Kosovës, përfaqësues komunal dhe përfaqësues të institucioneve tjera lokale, agjensioneve relevante dhe shoqatave të biznesit që veprojnë në Rajonin Ekonomik Jugor.

Ky trajnim kishte për qëllim ofrimin e informatave konçize dhe sistematike në çështje që ndërlidhen me tregtinë ndërkombëtare.

Adresimi i aspekteve të rëndësishme si: marketingu dhe komunkimi, përcaktimi i strategjisë së duhur, organizimi i brendshëm i bizneseve, identifikimi i tregut/tregjeve të synuara, trajtimi i dallimeve kulturore, analizimi i zingjirit të vlerave, etj., do të jenë në fokus të trajnimit.

Trajnimi ishte multimedial dhe përfshinte një seri videosh, raste studimore dhe prezantime të shkurtëra nga akterë të rëndësishëm të fushës së eksportit si doganat, odat ekonomike, sektori financiar, etj.

Pjesë e këtij aktiviteti është edhe pregaditja e një udhëzuesi që përcakton fazat e eksportit që bizneset duhet konsideruar duke filluar nga vlerësimi i potencialit eksportues deri te plasimi i produktit në tregjet e huaja.

Trajnimi dy ditor është organizuar në kuadër të projektit të UNDP-së “Ndihmë Tregtisë” që financohet nga Ministria për Punë të Jashtme të Finlandës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)